Në ceremoninë “Theatre du Chatelet” të Parisit, Lionel Messi fitoi për herë të 6-të gjatë karrierës së tij “Topin e Artë”.

Juria e përbërë nga 176 gazetarë botërorë votoi fituesin e “Topit të Artë” përmes sistemit të renditjes së pesë futbollistëve, të cilët vlerësohen me respektivisht 6,4,3,2 dhe 1 pikë.

Vota shqiptare, e hedhur nga gazetari Besnik Dizdari (për të 33-in vit radhazi), i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë i shkoi Cristiano Ronaldos, i cili u rendit në vend të tretë në klasifikimin përfundimtar. Në vend të dytë, ai zgjodhi mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Pa dyshim që Lionel Messi është befasia e madhe i cili mori vetëm 3 pikë nga Shqipëria.

Në vend të katërt dhe të pestë, gazetari shqiptar përzgjodhi dy lojtarë të tjerë të kampionëve të Europës, Alison Beker dhe Mohamed Salah.