Volejbollistja e ekipit tonë kombëtar, Cindy Marina, përveç sukseseve në sport shkëlqen edhe jashtë parketit.

21-vjeçarja shkodrane pasi triumfoi në eventin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019”, tashmë është gati për një tjetër event akoma edhe më të rëndësishëm.

Organizatorja bukuroshe do të marrë pjesë në aktivitetin “Miss Universe 2019” që do të mbahet më 8 dhjetor në SHBA.

Mes 90 vajzave më të bukura të globit bën pjesë edhe Cindy Marina, e cila do të kërkojë një tjetër sukses.

Kujtojmë se në vitin 2018 Marina ishte e pjesë e përfaqësueses kuqezi të rrjetës, që arriti të fitonte medalje bronzi në Europa League.