Tirana dhe Kukësi do të përballen të shtunën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshja e vlefshme për javën e 14 do të startojë në orën 16:30, me Tiranën që kërkon hakmarrjen për ndeshjen e kaluar.

Në fazën  eparë kuksianët triumfuan në “Elbasan Arena”, duke i hapur rrugë krizës bardheblu.

Kukësi ka postuar në rrjetet sociale një video, në të cilën tregohet ndeshja e fundit e luajtur në kryeqytet. Dopieta e Vasil Shkurtaj vendosi ndeshjen e 20 prillit të këtij viti, duke i dhuruar tri pikë Kukësit, raporton newsport.al.

Ajo që bie në sy është ora e shpejtë e postimit, me verilindorët që duket se nuk i zë gjumi përrpara ndeshjes me bardheblutë. Të shtunën pritet një ndeshje e fortë, me ekipet që kërkojnë tri pikë për vazhdimësinë.