Pasditja e sotme pritet te jete nje feste e vertete per volejbollin shkodran dhe jo vetem. Ne oren 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te luhet nje miqesore ne mes Vllaznise dhe Prishtine dhe jo vetem kaq.

Ne perfundim te ketij takimi, do te zhvillohet nje ceremoni shume domethenese: Ajo e nderimit te figurave me te medha te volejbollit shkodran, nderim ky qe ashtu si dhe per sportet e tjera behet me rastin e 100 vjetorit te themelimit te shoqnise Vllaznia.

Per kete arsye, pritet qe numri i sportdashesve te pranishem te jete i madh sepse perveçse do te shohin nje ndeshje te bukur ne fushe ne mes ketyre dy ekipeve, do te kene mundesi te duartrokasin serish ato volejbollistë dhe volejbolliste qe kane duartrokitur vite me pare si sportiste ne fushe.

Aktiviteti ne fakt kishte kohe qe ishte programuar por u pa e arsyeshme qe te organizohet tani, edhe per faktin se ka mbaruar faza e pare e kampionatit dhe ekipi i meshkujve te Vllaznise eshte ne pergatitje per ndeshjet e Kupes.

Per kete arsye, ata kane ftuar ekipin e Prishtines ne nje ndeshje testuese por edhe feste per nderimin nga Bashkia Shkoder e sportisteve me te mire ne historine e ketij sporti ne Shkoder.
www.shkodrasport.com