Sezoni e kaluar, fale nje pune shume te madhe dhe shume sakrificash, bashke me futbollistet dhe te tjere drejtues arriten ta ngjisin Vushtrrine ne Superlige. Samuel Nikaj padyshim qe ka meriten e madhe tek ky sukses por ne fund te sezonit, vendosi te mos e drejtonte skuadren me tej ngaqe pa se gjerat filluan te marrin rrjedhe tjeter.
Dhe koha ne fakt i ka dhene te drejte. Vushtrria eshte thuajse e shkaterruar tashme sepse i jane larguar shume prej lojtareve cilesore dhe Nikaj ndjehet keq per kete.
E ka shprehur edhe ne nje postim te bere ne rrjetet sociale ku shkrun:
Pse ?
Pse u shkaterrua ky klub? Me vjen keq, per vete ne rradhe te pare, sepse ata qe me njohin nga afer e dine dashnine qe kam per kete klub, dhe sa kam sakrifikuar per kete klub.
Ne rradhe te dyte me vjen keq pa perjashtim per çdo lojtar qe ka luajtur vjet ne kategorine e pare, pjestaret e stafit, ekonomat, doktorat qe kane dhene shpirtin per te perfaqsuar qytetin e tyre ne superlige.
Ne rradhe te trete me vjen keq per super tifozerine Forca qe se meritojne kete zhgenjim. Dhe ne fund (jo per nga rendesia) me vjen keq per ish kryetarin e klubit z Naser Imeri qe beri te lumtur nje qytet, krijoj nje skuader fituese shembull ,dhe po e sheh qe ai investim te shkatrrohet, se pse nuk e di , por e di qe me dhemb po aq shume sa te gjithe Vushtrrinalive”.