Fitorja e sotme 5-0 ndaj Skenderbeut ka rikthyer entuziasmin jo vetem ne kampin shkodran, por edhe ne rradhet e tifozerise kuqeblu. Krejt ndryshe nga 3-4 jave me pare, tashme per futbollistet e Vllaznise ka vetem elozhe.

Nje situate disi e pakuptimte per kengetarin e mirenjohur dhe tifozin e madh te Vllaznise Sidrit Bejleri qe nuk ka mundur dot te qendroje pa reaguar dhe ne nje koment te bere ne faqen zyrtare te klubit shkodran ka shkruar:

“Nuk para komentoj per “Vllaznine” as per mire e as per keq, por vetem dicka, ku jane ata “mjeshtrat” dhe “specialistat”, qe vetem vollen helm e vnere per kete ekip e tash nuk gjejne burrnine as me uru, se ju duket sikur keto ndeshje qe jane fitu nuk jane realitet?!?!

Jane po te njajtat ftyra ato qe komentoshin kur “Vllaznia” nuk ishte mire duke sha, por tash edhe pse ka tre ndeshje me fitore rresht, (pavaresisht gjendjes qe vjen duke u permiresu), cuditerisht po mshehen, se nuk dine ca me thane apo se ndoshta jane impostu vetem per me sha?! Mos harroni kurre, “Vllaznia” asht zemra dhe dashnija jone e perbashket!!!

“Porsi gurë të Rozafës së lashtë
Ti Vllazni me vllazën bashkë
Gjyshat tonë e baballarët
Brez mbas brezit ty të kanë dashtë

Ti je djepi, je futbolli
Na ndez zemrën, krahanorin
E tanë botën të na falin
Për Vllazninë kangën s’e ndalim

Vllazni, Vllazni
Je dashnija jonë
Ne me ty, ne me ty
Kuq e blu gjithmonë

Emri jot asht histori
E kena thirrë na qysh fëmijë
Do ta thrrasim prapë të tanë
Sa të ketë Shkodër e shkodranë

Ti je kuq si zemrat tona
Edhe blu si qiell’ i Zotit
E me ty do të jemi gjithmonë
Si kur humb e kur fiton”