HomeKRYESOREReal Madrid planifikon tre transferime të nivelit të lartë

Real Madrid planifikon tre transferime të nivelit të lartë

Real Madrid ka filluar të planifikojë një fushatë transferimi për të ardhmen. Sipas AS, verën e ardhshme klubi “mbretëror” synon të futë në radhët e tyre mesfushorin e Anglisë dhe Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Përveç kësaj, gjigantët spanjollë kanë vendosur dy objektiva transferimi për vitin 2024.

Në verë, Madridi planifikon të nënshkruajë me mbrojtësin e Bayern Munich, Alphonso Davies dhe qendërsulmuesin Erling Haaland (Manchester City), i cili konsiderohet si zëvendësues i Karim Benzema.

Pas 15 javësh të kampionatit të Spanjës, Reali zë vendin e dytë në renditje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments