Real Madridi ka mposhtur në transfertë Osasunën me rezultatin 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.
Sfida u zhbllokua nga Vinicius në minutën e 4-të (VIDEO) ndërsa në të 7-ën, Budimir riktheu baraspeshën.
Ndërsa në të 18-ën, Karvahal kaloi sërish në avantazh “los blancos”.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1-2.
Ndërsa në pjesën e dytë, ekzaktësisht në të 61′ Diaz shënoi të tretin dhe Vinicius të katërtin në të 64′. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, vendasit shënuan një tjetër gol duke i ccuar shifrat në 2-4.