Në prag të ndeshjes miqësore të Shqipërisë ditën e nesërme ndaj Armenisë, në orën 17:30, në stadiumin “AIR Albania”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili ka analizuar këtë sfidë:

“E kemi thënë shpesh si është situata e kontratës. Unë nuk kam probleme. Sa i përket rritjes së kësaj Kombëtareje, ka qenë rritje konstante. Mendoj se kam bërë një punë të mirë, por nuk më takon mua të gjykoj. Ky është një diskutim për mediat e presidentin se është ai që bën konkluzionet. Mendoj se është bërë mirë, duhet vetëm të fshijmë vetëm periudhën e fundit, me Izraelin e Islandën kishte pritshmëri për ndonjë rezultat më shumë. Më vjen keq, ka pasur edhe episode.

Nëse do të hiqnim kohët shtesë, mund të ishim në kryesim se aty pësuam gol. Më vjen keq për djemtë e të gjithë. Kjo është situata. Unë ndjej se mund të vazhdoj, por nuk më takon mua të jap vlerësimin, Tani po punojmë me të rinjtë, po afrojmë disa, po shoh lojtarët e kampionatit shqiptar dhe do të mundohem të aktivizoj ndonjë, se kanë treguar se mund të jenë pjesë, por janë të rinj. Do t’i shohim e vlerwsojmë hap pas hapi me kalimin e kohës.

Ndonjë gjë duhet përmirësuar në aspektin e mentalitetit se mungon në pjesë të ndeshjes. E diskutojmë prej kohësh, ishim përmirësuar sa i përket tensionit, por në periudhën e fundit u përsërit. E kemi folur e rifolur, kemi parë videot, jemi të ndërgjegjshëm për defektet e problemet tona. Kohët e fundit disa episode na shkuan keq, edhe në ndeshjen ndaj Italisë kemi bërë më shumë se në ndeshjet e tjera, meritonim ndonjë gol më shumë.

Duhej të bënim më shumë edhe në fazën mbrojtëse dhe qetësinë në fazën e konkludimit në portë. Por aty janë karakteristikat e lojtarëve që vendosin se janë ata që të bëjnë gol. Po flisnim me Hysajn për Imobilen, ata janë pa Imobilen prej shumë kohësh, ai është një lojtar që kur gjuan në zonë të bën gol.

Nëse do të gjenim një lojtar që të konkretizon të gjithë punën që bëjmë, do të ishte e shkëlqyer. Ne po punojmë, po punojmë mirë, po bëjmë gjithçka në fazën konkluese, por është edhe fat. Se ndonjëherë gjuan keq e bën gol. Por kjo është pjesë e futbollit, e mendoj dhe e kam thënë që dua të shoh paraqitjen, Nuk e kemi bërë në pjesën e parë, por në të dytën e interpretuam mirë. Mua më interesonte të shihja a ishim kompetitivë, edhe pse mungonin lojtarë. Kemi bërë një grup të mirë dhe nëse të gjithë e ndjejnë këtë fanellë, është e qartë që aspekti karakterial dhe Dëshirës kalon mbi cilësinë shpesh. Në këtë pikëpamje, ekipi është rritur shumë.

Nuk është puna për të gjetur lojtarë, por për fat të keq koha kalon dhe dikush duhet të largohet nga kombëtarja për çështje moshe. Unë po vlerësoj, ne po shohim rreth 40 lojtarë, tani po ngutemi, pasi objektivi është kualifikimi në Europian. Por duhet të luash shanset që ke. Ndaj po shoh lojtarë të rinj, edhe mosha bën të vetën dhe bëhet e vështirë, se është çështja e harmonisë në skuadër. Është një gjë të punosh 3-4 vite me një grup, por afrimi i të rinjve bëhet më i vështirë integrimi.

Por duhet të veprojmë shpejt se në mars nisin kualifikueset, ndaj nga kjo pikëpamje duhet të vlerësoj aspektin karakterial që nuk do të ketë probleme në grup, që kush vjen, duhet të luajë për Shqipërinë, luan apo jo. Duhet të ketë një sjellje shumë pozitive, vlen më shumë të jesh një grup se të kesh cilësi të mira, por nuk integrohesh mirë dhe bën dëme. Nga kjo pikëpamje, nga ndeshjet e ardhshme zyrtaree, nuk do të ndodhë më, pasi do të bëj zgjedhje përfundimtare.

Prej një viti e tre ditë nuk fitojmë, është shumë, nuk jam mësuar kështu. Armenia është një test i rëndësishëm, edhe unë duhet të bëj zgjedhje që të luajnë disa të rinj, që duhet ti shoh në ndeshje miqësore. Nuk di të them për çështjen e rezulatit, por dua të shoh disa lojtarë që mund t’i besojmë në të ardhmen. Janë të rinj që janë në Shqipëri dhe mund t’i aktivizoj nesër. Mua më intereson ti shoh, nuk dua të krijoj pritshmëri, por shpresoj të më japin paraqitjen si në klubet e tyre. Kanë bërë mirë me Katarin e Arabinë Saudite, tani pres përmirësim. Do të më pëlqente edhe mua të fitonim, se ka kaluar një vit dhe t’i jepnim fund e të niste një jetë e re.

Në këtë miqësore kam parashikuar aktivizimin e këtyre të rinjve, se edhe lojtarë të tjerë kanë probleme fizike. Se disa luajnë prej kohësh, do të shoh nesër situatën e të gjithëve, e pastaj do të vendos formacinin por mund të them Hadroj e Gurishta mund ta nisin nga fillimi, janë lojatrë që do luajnë. Pastaj të shohim nëse ka mundësi për Birirn. Pastaj janë edhe Skuka me Muçin, që me shumë mundësi do të luajnë titullarë. Është ndeshja e parë zyrtare le të themi që e nisin si titullarë.

Ndaj janë shumë lojtarë që mund të gjejnë hapësirë. Jam i bindur që do të bëjnë mirë. Pavarësisht asaj që mund të bëjnë, janë lojtarë që kanë treguar në kampionatin shqiptar atë që mund të bëjnë dhe Muçi në kampionatin e tij. Ndaj jam i bindur për paraqitjen. Pastaj qartësisht do të ketë emocione në fillim, por kjo vlen për të gjithë.

Të rinjtë janë të bindur se janë të fortë,më të fortë se të gjithë, ajnë të bindur se kan ëtë drejtën të luajnë menjëherë nga fillimi, se kan ëtë drejtë të jenë titullarë. Por të rinjtë duhet të mësojnë të durojnë, të përpiqen të përmirësohen. Dhe kur të vijnë duhet të vijnë me dëshirë dhe të ndjejnë fanellën se është thelbësore. Të rinjtë në epokën moderne duan gjithçka menjëherë, por kjo nuk bëhet, duhen disa hapa e eksperienca. Duhet të kuptojnë rëndësinë për të luajtur, e kam thënë edhe herë të tjera e nuk ka kohë për eksperimente.

Duhet të paraqitesh mirë se nuk mund të gabosh një ndeshje, se ndryshe kompromenton rezultatin. Kampionati të jep kohë, këtu nuk ke kohë për eksperimente, nevojiten miqësore për të parë ndonjë. Por në ndeshje zyrtare kush vjen këtu, e thashë edhe më parë që do të bëj zgjedhje përfundimtare, do të ketë sjellje pozitiv,e do vijë kush do Shqipërinë, Kush vjen për prani apo për shikueshmëri, nuk mund të bëhet pjesë e Shqipërisë.

Ndehsja e fundit? E ndjej në aspekt emocionues, pastaj të shohim. Nëse nuk do të vazhdoj, do të mbetem i dashuruar me Shqipërinë, se kam bërë një xhiro në Sarandë, kam shkuar në Gjirokastër e jam kënaqur. Jam këtu prej 3 vitesh e gjysmë e nuk kam parë ende Shqipërinë, të gjithë flasin për plazhet në jug, por ka një territor shumë të bukur brenda se kam bërë edhe pjesën për të shkuar drejt Sarandës, është një natyrë e shkëlqyer.

Rrugët janë pak të këqija, por është shumë e bukur për atë që ka durim. Shqipëria është e bukur. Edhe nës enuk do të jem trajner, ndoshta do të vij për të parë ndonjë ndeshje . Pastaj do të vi më shpesh për të pushuar e shijuar vendin pasi ka vende të shkëlqyera. Unë e dua me të vërtëtë këtë vend sepse kam pasur edhe gjëra pozitive. Përtej opinionistëve, ndokush edhe më do. Nga kjo pikëpamje nuk mund ta harroj këtë ngtohtësi edhe nëse do të largohesha.

Duhet të rishoh edhe një herë kështjellën e Krujës de kam lexuar veprat e Kadaresë dhe dua të shoh edhe manastirin e At Zef Pëllumbit i cili ka shkruar një libër për veshtirësitë e Shqipërisë dhe momentet tragjike, Dua që t’ku njoh më mirë. Di që shqiptarin e shqetëson edhe një mizë kur i kalon së nuk nënshtrohet lehtësisht, se turqit kanë vuajtur për të hyrë këtu, se nuk kan fituar askund në 50 vite rrethime. Shqipotarët kanë treguar karakter e forcë, tregon se kush lufton kundër shqiptarit humb gjithmonë. Tani do të ishte koha që edhe kombëtarja të fillonte të fitonte, duke e nisur nga nesër”, shprehet Reja.i