...
HomeFUTBOLLRekord historik/ Foto Strakosha në librin e artë të futbollit grek

Rekord historik/ Foto Strakosha në librin e artë të futbollit grek

Foto Strakosha sot shijon performancat e të birit portier te Lacio dhe te Kombëtarja shqiptare. Mirëpo, ish-kapiteni kuqezi ka shkruar historinë në elitën e futbollit grek me një rekord që ende pas 15 vitesh është në fuqi.

Me 14 penallti të pritura, ish-kapiteni kuqezi është ende në krye të listës së portierëve për numrin më të madh të 11- metërshave të pritur në historinë e elitës së futbollit grek.

REKORDI – Kanë kaluar 15 vite që nga ndeshja e fundit në të cilën Foto Strakosha ka pritur një penallti, jo dosido, por të tillë që shënon të 14-tën në karrierën e tij në elitën e futbollit grek.

Më 3 prill 2005, Strakosha pret një penallti, e cila është shënuar në librin e artë të rekordeve të futbollit helen, pasi asnjë tjetër nuk ka pritur në Greqi më shumë sesa kaq. Ish-portieri kuqezi theu rekordin e Jorgo Davkos i cili kishte pritur 13 penallti dhe e mbante rekordin që nga viti 1995 me 13 të pritura.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.