Renato Arapi u largua për herë të dytë nga posti i trajnerit te Teuta dhe tashmë është gati të nisë një eksperiencë tjetër në karrierën e tij të re.

Ish-kapiteni i skuadrës durrsake do të provojë veten jashtë Shqipërisë, teksa do i bashkohet Ohod Medinës.

“Oversport” bën me dije se Arapi do të jetë krahu i djathtë i Ernest Gjokës në Arabinë Saudite.

Ohodi luan në ligën e dytë arabe dhe dyshja shqiptare ka për detyrë ta dërgojë mes më të mirëve sezonin e ardhshëm.