Kishte disa kohë që nuk luante asnjë minutë për shkak të dëmtimit në gju dhe për rrjedhojë, ka kaluar një fazë të gjatë riaftësimi.
E kemi fjalën për mbrojtësin Renato Malota, një nga pikat më të forta të këtij ekipi ndonëse duhet thënë se këtë sezon ka luajtur shumë pak për arsye dëmtimesh.
Megjithatë edhe stafi teknik nuk e ka nxituar në rikthimin e tij sepse e rëndësishme ishte që të rikuperohej në kohë për finalen ndaj Bylisit.
Por para saj, mbrojtësi me shumë përvojë është “testuar” në sfidën ndaj Erzenit javën që shkoi teksa ka luajtur 65 minuta në fushë.
Kuptohet që ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, por gjithsesi do të jetë në dispozicion të trajnerit Canaj për këtë takim final. Padiskutim që përvoja e tij do të jetë e vlefshme dhe prandaj rikthimi i tij është pritur mirë.
© shkodrasport.com