Java e 24-të e Superligës dhuroi emocione. Partizani barazoi pa gola me Tiranën, Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kastriotin, ndërsa Teuta triumfoi 0-1 në Rrogozhinë me Egnatian. Kukësi-Vllaznia përfundoi 0-0, ndërsa Dinamo mori 3 pikë ndaj Skënderbeut (0-1).

Situata për vendet e para ka mbetur e pandryshuar, pasi asnjë skuadër që është sipër në rënditje nuk ka fituar. Bardheblutë vijojnë të jenë të qetë në krye, me +8 pikë nga Laçi.

Barazimi i kuksianëve me shkodranët bën që lufta për Europën të jetë e ashpër, pasi të dy gjigandët e elitës, kanë nga 39 pikë.

Partizani qëndron në mesin e tabelës, ndërsa durrsakët e Arapit largohen disi nga zona e ftohtë.

Duel interesant mes rrogozhinasve, bluve të Devollit dhe krutanëve. Skënderbeu tashmë mbyll renditjen me 17 pikë dhe synimi mbijetesë mbetet i vështirë.

Rezultatet:

Partizani 0-0 Tirana

Kastrioti 1-1 Laçi

Egnatia 0-1 Teuta

Kukësi 0-0 Vllaznia

Skënderbeu 0-1 Dinamo