...
HomeKRYESORERezultat i pabesueshëm në futboll: Lojtaret e Anglisë fitojnë 20:0 ndaj Letonisë...

Rezultat i pabesueshëm në futboll: Lojtaret e Anglisë fitojnë 20:0 ndaj Letonisë në kualifikueset e femrave

Një rezultat i pabesueshëm dhe shumë i rrallë për të mos thënë i padëgjuar më parë, ka ndodhur në ndeshjen e kualifikimeve për Botërorin e femrave ndërmjet Anglisë dhe Letonisë.

Femrat angleze triumfuan 20:0 kundër Letonisë në shtëpi. Dy futbolliste të “Tre Luanëve”, White dhe Mead kompletuan “het-trikun” ndërsa shumë prej tyre shënuan nga dy gola.

Anglia ishte favorite absolute edhe përpara përballjes, mirëpo ky rezultat ka qenë pak i pritur nga të gjithë. Kombëtarja angleze pozicionohet në vendin e parë në Grupin D me 18 pikë, ndërsa kanë regjistruar 53 gola, teksa nuk kanë pranuar asnjë.

Letonia në anën tjetër është në vendin e fundit me zero pikë, kurse kanë shënuar vetëm dy gola, krahas 46 të pesuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.