Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj ka pezulluar për një afat të pacaktuar sulmuesin Artion Alillari. Liqenorët luajnë në shtëpi të shtunë në 13:30 me Butrintin, për javën e 16 të Kategorisë së Parë.

Thyerja e disiplinës në ekip, ka bërë që trajneri të marrë vendimin drastik për Alillarin, duke e larguar nga seanca e djeshme stërvitore.

Mungesa e tij të shtunën është e sigurt, me liqenorët që do duhet të rikuperojnë pozicione një klasifikim pas tre humbjeve radhazi.

Rikthimet e disa lojtarëve dhe përforcimet në merkato pritet të shtojnë cilësinë dhe opsionet për Abazaj, me Pogradecin që mban vendin e 12 me 14 pikë pas 15 javëve të para të sezonit./newsport/