Kristiano Ronaldo është rikthyer. Portugezi ishte protagonist i një ndeshjeje të çmendur, ku shënoi tre gola në fitoren që Mançester Junajtid mori përballë Totenhemit me rezultatin 3-2.

Dukej që do ishte dita e Ronaldos, i cili shënoi dy gola në pjesën e parë. Nga ana tjetër sulmuesi Herri Kejn ngushtoi diferencën me gol nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë Totenhemi barazoi rezultatin me mbrojtësin Meguajër që shkaktoi autogol. U duk se ndeshja do mbyllej në barazim, por Ronaldo shënoi golin e tretë personal dhe i dha fitoren ekipi të tij.

Me këtë tre pikësh Mançester Junajtid shkon në vendin e katërt në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Totenhemi mbetet në vendin e 7 me 45 pikë.

MANÇESTER JUNAJTID-TOTENHEM 3-2

12’, 38’, 81’ Ronaldo/ 35’ Kejn, 72’ Meguajër (autogol)