Veleçiku qe prej dites se djeshme ka nisur pergatitjet per sezonin e ri futbollistik, por nderkohe trajneri Dritan Smajli sot ka marre nje lajm te mire. Kjo sepse i pranishem ne stervitje ka qene edhe futbollisti Ditmir Ujkaj.

Ky i fundit sezonin e kaluar nuk ka qene pjese e skuadres koplikase ngaqe u largua jashte vendit, por tashme ka vendosur te kthehet dhe nga sot i eshte bashkuar ne stervitje shokeve te tij duke qene keshtu nje garanci e madhe per repartin e sulmit.

25 vjeçari njihet per aftesite e tij sepse ne vite ka qene shnderruar ne nje nga protagonistet kryesore te kesaj skuadre dhe te njejten gje do te tentoje ta beje edhe ne sezonin e ri qe do te startoje ne fillimin e muajit tetor.

Veleçiku sivjet po nderkohet per te qene nje ekip pretendent dhe si rrjedhoje afrimi edhe i Ujkajt eshte nje garanci me shume per golat e tij. Vete lojtari nuk ka dashur te humbase me shume kohe dhe eshte bashkuar menjehere ne stervitje me ekipin.

Bashke me te ne stervitje sot ka qene edhe 19 vjeçari Emiljano Mehmeti qe vjen nga ekipi KF Shkodra i cili do te synoje te binde trajnerin Smajli per aftesite e tij dhe per kete arsye, do te jape me te miren ne seancat stervitore te ketyre diteve./SHKODRA-SPORT.COM/