Rikthim me “peshë” te Laçi. Bomberi i skuadrës, Saliou Guindo është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për ndeshjen ndaj Kukësit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Josa për supersfidën ndaj Tiranës.

Sulmuesi është një nga lojtarët kryesor të skuadrës pasi në 20 ndeshje këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe garon me Seferin për “Këpucën e Artë”.

Në dyshim për sfidën me bardheblutë janë dy sulmuesit e tjerë, Harmon dhe Zarubica që vazhdojnë fazën e rikuperimit, por nuk dihet ende nëse do të jenë gati apo jo. “Finalja” mes të dyja skuadrave do të luhet ditën e shtunë në “Air Albania” e do të nisë në orën 16:45.

Kjo ndeshje konsiderohet si shumë e rëndësishme pasi luajnë vendi i parë dhe vendi i dytë dhe diferenca mes tyre është vetëm 3 pikë./newsport/