Lëvizje të rëndësishme po ndodhin në klubin e Vllaznisë. Nuk po flasim për ndryshim trajnerësh apo lojtarësh, por për një risi të re në lidhje me seancat stërvitore.

Shkodranëve ju është mundësuar jelekë të rinj modern GPS nga kompania “Fitogether”. Kjo kompani ka lidhur një partneritet me klubin shqiptar dhe ka filluar tashmë monitorimin e aktivitetit fizik të lojtarëve.

Këta jelekë janë vënë në dispozicion të ekipit dhe do të ofrojë asistencën e nevojshme deri në përfundim të sezonit 2022-2023.

Keshtu ka lajmeruar klubi shkodran permes nje njoftimi ne faqen e tij zyrtare ku shkruan:

“Klubi i Futbollit Vllaznia sipas partneritetit të krijuar me kompaninë “Fitogether” me qendër në Seul të Republikës së Koresë së Jugut, ka filluar tashmë monitorimin e aktivitetit fizik të lojtarëve të ekipit të futbollit të Vllaznisë, një element shumë i rëndësishëm për rritjen e nivelit profesional të përgatitjes fizike.

Nëpërmjet kontributit të kompanise “Fitogether”, kanë mbërritur jelekët GPS të cilët janë vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe lojtarëve.

Sipas marrëveshjes stafi i përgatitjes fizike të KF Vllaznia do të mbështetet me të gjithë asistencën e nevojshme në programim si dhe përdorimin e duhur të jelekëve GPS, nga kompania “Fitogether” deri në përfundimin e sezonit 2022-2023″.