PSG ende nuk ka vendosur se çfarë do të ndodhë me Leo Messin dhe mbrojtësin Sergio Ramos. Në lidhje me mbrojtësin dhe sulmuesin ka folur drejtori sportiv i francezëve, Luis Campos.

“Jam i kënaqur me Sergio Ramos. Nëse vazhdon të luajë kështu, pse jo? Ai ka pasur një sezon shumë të mirë dhe e njëjta gjë vlen edhe për Leo Messin.

Do të ishte mirë të rinovonim kontratat me të dy”, është shprehur Campos, i cili më parë kishte sqaruar se Neymar është pjesë e projektit të tyre dhe se në asnjë moment nuk kishte qenë pranë largimit nga PSG.