18 vite më parë debutoi me Francën, ndërkohë që tani ai mendon se do kishte dashur të merrte një tjetër vendim. Patrice Evra di si t’i trazojë ujërat dhe e ka bërë edhe më parë.

“Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, do të zgjidhja të përfaqësoja vendin tim të lindjes, Senegalin, në vend të Francës”, shprehet Evra.

“Kur isha i ri, prindërit më dhanë mundësinë të zgjidhja vetë kombëtaren me të cilën doja të luaja.

Kisha lindur në Senegal, por zgjodha Francën, vendin ku u rrita. Më vonë e kuptova se zgjedhja u bë politike”, shtoi Evra.