Cristiano Ronaldo i ka bërë një dhuratë surprizë yllit të Real Madridit, Vinicius Jr, pas fitores së Portugalisë ndaj Lihtenshtajnit.
Sulmuesi brazilian në çdo mundësi e ka shprehur admirimin që ka për Ronaldon dhe madje ka shprehur keqardhjen e tij që nuk e ka pasur rastin të luajë së bashku me portugezin tek Real Madridi.
Përgjatë viteve, dy sulmuesit kanë ndarë një lidhje të fortë miqësore me Ronaldon që i ka dhuruar atij fanellën e ndeshjes Portugali-Lihtenshtajn numrit shtatë të Real Madridit
Ky gjest i Ronadlos vjen pasi Vinicius imitoi festimin e tij ikonik ‘Calma’, festim i cili ishte bërë i famshëm gjatë kohës së portugezit në kryeqytetin spanjoll, pasi shënoi ndaj Valencias në fitoren e thellë me rezultat 5-1.
Reklama
Turma në Bernabeu u kënaqën teksa panë Vinicius të bëjë festimin e legjendës së klubit duke filluar të këndojnë emrin e tij.
Vinicius ka një vend special në shtëpinë e tij që e ka quajtur ‘muri i ikonave’, ku disa prej sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave janë të vendosur. Është një mural i veçantë, i pikturuar nga artisti spanjoll Rene Makela dhe Ronaldo është njëri nga sportistët që shfaqet në atë mur përkrah legjendave braziliane, Pele dhe Ronaldo Nazario.
Vinicius aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim që e pësoi gjatë pushimit me kombëtare dhe do t’i mungojë ekipit për pjesën e mbetur të vitit, ndërsa Ronaldo do të rikthehet në aksion nesër (e hënë) ndaj Persepolis në Ligën e Kampionëve të Azisë./Telegrafi/