Rendesia e ndeshjes se sotme me Bylisin eshte e madhe per Vllaznine dhe te gjithe ne kampin shkodran jane entuziast per nje rezultat pozitiv. Fitorja ne ndeshjen e kaluar ndaj Laçit ka rritur entuziasmin edhe ne rradhet e tifozeve te cilet po mundohen te jene perkrah skuadres.
Keshtu mendohet te ndodhe edhe sot. Ndonese nga ana e klubit nuk ka nje organizim per tifozet dhe venien ne dispozicion te tyre te autobuzeve per udhetimin drejt Ballshit, behet e ditur se shkodranet nuk do te mungojne ne “Adush Muça”.
Gjate paradites se sotme, neper rruget e Shkodres jane pare tifoze e grupe tifozesh qe beheshin gati per te udhetuar drejt Ballshit me mjete te ndryshme dhe gjasat jane qe ne stadium te behen rreth 200-300 shkodrane.
Padyshim qe kjo do te jete diçka shume pozitive sepse do t’i ndihmonte edhe lojtaret ne fushen e lojes per te dhene maksimumin e tyre ne kete sfide. Deshira e tifozeve eshte te mos kthehen pa pike nga Ballshi dhe nese do te ndodhte keshtu, atehere diten e shtune ndaj Tiranes parashikohet nje feste e madhe ne “Loro Boriçi” ne sfiden ndaj Tiranes.
www.shkodrasport.com