Me vetëm 48 orë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen ndaj Apolonisë, trajneri Tomas Brdariç mendon të bëjë ndryshime në formacioni. Në letër duket një përballje e lehtë, por stafi teknik dhe vetë lojtarët nuk e shohin si të tillë.

Megjithatë, nisur edhe nga ngarkesa që kanë patur lojtarët në përballjen ndaj Laçit, nuk përjashtohet mundësia që për takimin e së dielës në Fier, Brdariç të bëjë 2-3 lëvizje në formacion.

Kjo, nisur edhe nga alternativat që ka në skuadër, ku dihet se në përballjen e fundit nuk u aktivizuan lojtarë si Imeri, që është një pikë e fortë e kuqebluve apo edhe Kalaja e Elom. Ndaj Laçit pak minuta u aktivizuan Kruja, Kaleziç e Cise, që kanë qenë pjesë e formacionit.

Apolonia vjen në këtë takim veç të pezulluarve Mehmeti, Ejoh, Krasniqi dhe Zaimaj, Kamarata nuk do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin shkodran, Serjan Repaj, i cili plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë në ndeshjen me Teutën. Pjesa tjetër është OK.