Rubin Hebaj nuk di të ndalet në kampionatin e futbollit në Uzbekistan. Sulmuesi i transferuar këtë janar në një kampionat pak të njohur, po shkëlqen me gola. Edhe ditën e sotme ai arriti të ishte edhe njëherë vendimtar për fatet e skuadrës së Andijan. Duke shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Skuadra e shkodranit po humbiste 0-1 në pjesën e parë e ndërsa do përmbyste gjithçka në të dytën. Ku do ishte fillimisht Alizhonov që do barazpeshonte gjithçka e më pas do ishte rradha e Hebajt në minutën e 81-të të ndeshjes.

Kjo për të vulosur shifrat 2-1 në favor të Andijan. Një sukses shumë i rëndësishëm që e dërgon ekipin kuqeblu në vendin e 7-të të renditjes me 15 pikë.

Hebaj po kalon ndoshta formën e tij më të mirë momentalisht në karrierë. Ku goli i sotëm e ngjit ish-sulmuesin e Vllaznisë në kuotën e 7 rrjetave pas 11 javësh kampionat. Duke qenë kështu vetëm 1 gol pas krye golashënuesit më të mirë të kampionatit, Ceran që ka shënuar 8 gola deri më tani.
Endri ÇINARI