Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata i është bashkuar klubit që militon në elitën e futbollit belg, Rojal Excel Muskron, teksa do të mbajë detyrën e konsulentit sportiv.

“Panorama Sport” mëson se shkodrani ka firmosur deri në qershor të vitit 2020. Ky funksion do t’i lejojë atij, ndër të tjera, të japë këndvështrimin e tij, për sa i përket merkatos, teksa do të ndihmojë klubin dhe stafin teknik me eksperiencën e tij ndërkombëtare.

Vata do të përpiqet të afrojë te skuadra belge futbollistë cilësorë. Në sezonin aktual të Muskron ka arritur të sigurojë 26 pikë në 19 ndeshje, duke u renditur në vendin e 9-të.