Prej disa ditesh ka nisur stervitjen me Beselidhjen dhe ka rene dakord per te firmosur me kete skuader por nderkohe nga sot mund ta beje nje gje te tille pasi ka terhequr edhe dokumentacionin perkates nga klubi Vllaznia.

E kemi fjalen per mbrojtesin Samet Ruqi i cili nuk u perfshi ne listen e ekipit shkodran per pergatitoren e Ohrit dhe ai nuk vonoi te gjente nje ekip tjeter, duke u bashkuar me ate lezhjan.

Lajmin per largimin perfundimtar nga Vllaznia e ka bere te ditur vete klubi kuqeblu permes nje postimi pak me pare ku shkruhej:

“KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme edhe zyrtarisht futbollisti Samet Ruqi nuk do të jetë më pjesë e saj. Me këtë lojtar kishte disa ditë që ishte ndërprerë bashkëpunimi megjithatë vetëm sot ai ka tërhequr dokumentacionin pranë zyrave të klubit duke qenë tashmë i lirë për të firmosur me çdo skuadër tjetër.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin Samet Ruqi për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për ekipin tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”