Revista amerikane “Forbes” ka përpiluar një listë mjaft të veçantë duke mblrdhur fitimet e sportistëve për të bërë klasifikimin e atyre që kanë fituar më shumë gjatë karrierës së tyre. Ndonëse futbolli është sporti globalisht më i ndjekur, për të gjetur një futbollist në këtë listë duhet të zbresësh deri në vendin e 7, pasi dominojnë kryesisht sportet që kanë shikueshmëri të lartë në SHBA.Kësisoj, i pari në listën e më paguarve të të gjitha kohëve mbetet Majkëll Xhordan, me 1,85 miliard dollarë fitime.

Pagave të larta për shunë vite si një nga yjet më të ndritshëm të NBA ai i ka shtuar të ardhurat edhe nga suksesi i jashtëzakonshëm që ka pasur me investimet e tij dhe shitjen e të drejtës së imazhit. Ai vazhdon të fitojë çdo vit shifra marramendëse falë kontratave me NIKE, nga të cilat mendohet se siguron mbi 100 milionë dollarë në vit nga shitjet.

Më pas vijojnë shumë lojtarë golfi, me në krye Tajgër Uds, kurse futbollisti më i paguar i të gjithë kohëve mbetet Devid Bekam, ai i cili ishte i pari që kuptoi më mirë se sa mund të fitonte nga marketingu duke u bërë modeli për t’u ndjekur nga yjet në vitet në vijim. Në listën e mëposhtme janë përllogaritjet e shifrave që kanë fituar këta sportistë në vite, ndërsa duhet theksuar se ka mes tyre edhe emra si Tajson që kanë shpenzuar pjesën më të madhe të pasurisë që kanë bërë.visport.al

Lista e Forbes (në dollarë)

  1. Majkëll Xhordan – Basketboll – 1,85
  2. Tajgër Uds – Golf – 1,7 miliard
  3. Arnold Palmer – Golf – 1,4 miliard
  4. Xhek Niklaus – Golf – 1,2 miliard
  5. Mikael Shumaher – Formula 1 – 1 miliard
  6. Fil Mikelson – Golf – 815 milionë
  7. Kobi Brajant – Basketboll – 800 milionë
  8. Devid Bekam – Futboll – 800 milionë
  9. Fllojd Mejuedhër – Boks – 785 milionë
  10. Shakil O’Nill – Basketboll – 735 milionë
  11. LeBron Xhejms – Basketboll – 730 milionë
  12. Kristiano Ronaldo – Futboll – 725 milionë
  13. Greg Norman – Golf – 705 milionë
  14. Majk Tajson – Boks – 700 milionë
  15. Roxher Federer – Tenis – 675 milionë
  16. Lionel Mesi – Futboll – 600 milionë
  17. Alex Rodriguez – Bejzboll – 575 milionë
  18. Xhef Gordon – NASCAR – 525 milionë
  19. Oskar De La Hoja – Boks – 520 milionë
  20. Mani Pakuiao – Boks – 510 milionë
  21. Derek Xhiter – Bejzboll – 490 milionë
  22. Pejton Mening – Futboll Amerikan – 480 milionë
  23. Kevin Garnet – Basketboll – 480 milionë
  24. Evander Hollifild – Boks – 475 milionë
  25. Andre Agasi – Tenis – 470 milionë