Prezantimi i stafit të ri teknik të Vllaznisë ditën e nesërme ka shtuar dilemat nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e tij edhe zëvendëstrajneri Safet Osja dhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse Thomas Brdariç që pritet të zyrtarizohet si trajner i parë, ka ndonjë preferencë tjetër për ndihmësit e tij apo do të vazhdojë të punojë me dyshen Osja- Lekiqi.

E sigurtë duket vetëm që stafi mund të plotësohet edhe me pjestarë të tjerë sepse siç dihet, trajnerët e huaj gjithnjë preferojnë të kenë sa më shumë ndihmës në staf.

E rëndësishme është që Vllaznia të bëjë zgjedhjet e duhura dhe ta nisë me këmbë të mbarë sezonin e ri. Klubi shkodran ka hyrë në fazën e rioganizimit dhe për këtë arsye, ai po përpiqet t’i bëjë gjërat me shijet e drejtuesve të rinj të cilët kanë premtuar ndryshime rrënjësore si në objektiva ashtu edhe në funksionimin e klubit.
www.shkodrasport.com