Vllaznia eshte shpallur kampione e Shqiperise per te rinj ne sportin e taekondose. Ne garat e kampionatit kombetar per te rritur dhe te rinj, te zhvilluara fundjaven qe shkoi ne Durres, shkodranet kane triumfuar me te rinjte.

Vllaznia të drejtuar nga trajneri Elion Puka dhe Neriman Puka, morëm pjesë me 17 sportistë, 9 vajza dhe 8 djem. Gjithashtu pjesë e ekipit që morën pjesë janë edhe 4 arbitra, Vlerar Bekteshi, Greta Çinarja, Bledar Vukaj dhe Gramoz Hasa.

Sportistet shkodrane arriten te marrin 5 vende te para ne kete kampionat, 5 vende te dyta dhe 4 vende te treta dhe konkretisht si me poshte:

Të rinj

1. Reimon Zekaj vend i 2-të -51 kg.

2. Hysen Kërmeshtna vend i 3-të -51 kg.

3. Eldis Muhja vend i 3-të -55 kg.

4. Mirtan Hasaj vend i 3-të -59 kg.

5. Esad Malaj vend i 2-të -63 kg.

6. Isra Meta kampione -46 kg.

7. Ajla Maho vend i 2-të -55 kg.

8. Irsa Osmanagiq kampione -55 kg.

9. Enisa Shabaj kampione -59 kg.

10. Elsaida Guri vend i 3-të -59 kg.

11. Arsiha Hasani kampione -63 kg.

12. Amina Batuni vend i 2-të -63 kg.

Të rritur

13. Nejla Uruçi vend i 2-të -67 kg.

14. Suela Trushi kampione +73 kg.

Rezultati i arritur tregon punën serioze që behet tek ky ekip fale përkushtimit maksimal të sportistëve dhe qëndrueshmërisë se vazhdueshme në objektivat e tij.