Vushtrria ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës falë paraqitjeve mbresëlënese që pati këtë sezon.Për këtë sukses nje merite te madhe ka specialisti i ngjitjeve në Superligë, Samuel Nikaj.

Trajneri i Vushtrrisë ka thënë se pas përfundimit të këtij sezoni do të ulet të bisedojë me kryesinë për mundësinë e rinovimit të kontratës.

Ai ka thënë se nëse synimet e tij dhe të klubit përputhen atëherë me shumë mundësi do të qëndroj me Vushtrrinë.

Nikaj ka folur edhe për transferimet e mundshme që do të mund t’i ndihmonin atij të shpallet kampion. Ai ka thënë se i nevoiten vetëm tre futbollist që ta fitojë titullin.

“Neve na mjafton t’i kthejmë lojtarët ‘vushtrrinali’ në Vushtrri, Dallkun, Jonuzin dhe Argjend Mustafën nga Shqipëria dhe bëhem kampion pa problem, me këta lojtarë ne jemi kampion sigurtë”, ka thënë Nikaj.