Shqipëria U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Katarit. Kjo ndeshje u zhvillua në Francë, në kryeqytetin Paris, duke filluar nga ora 18:00.

Në pjesën e parë ishte një lojë e barabartë, e luftuar dhe me dyluftime të forta në mesfushë. Fillimi i lojës ishte më i mirë për Katarin, të cilët arritën të kalonin në avantazh në minutën e 17-të.

Pas minutës së 20-të, kuqezinjtë marrin kontrollin e lojës dhe arrijnë të shënojnë në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-të, me anë të sulmuesit Ildi Gruda. Fraksioni i dytë i lojës nisi me skuadrën e Biturkut që kishte kontrollin e lojës, duke krijuar më shumë volum loje dhe duke ju afruar portës së kundërshtarit.

Trajneri kreu dhe 7 zëvëndësime duke provuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion por rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe gjithçka u mbyll 1-1.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Qarri; Lekaj, Ramadani, Sheji, Domi, Marku, Sala, Liço, Sula, Gruda, Tedi Cara ©. (U aktivizuan: Shala, Oshafi, Murati, Ismailgeci, Çobo, Çelhaka, Gecaj)

Siç shikohet, ne formacionin baze kane luajtur ne kete ndeshje dy futbollistet e Akademise Vllaznia, portieri Kristi Qarri dhe mbrojtesi Elmir Lekaj. Po ashtu titullar ka qene dhe shkodrani tjeter qe me pare ka qene pjese e AAS dhe tashme luan me La Valleta, Eslit Sala dhe po ashtu futbollisti tjeter i kesaj skuadre Ildi Gruda qe ka shenuar edhe golin e vetem per tanet. Ndersa ne pjesen e dyte eshte aktivizuar edhe sulmuesi i AAS Mehdi Çoba.