Perpos sfides ne mes Veleçikut dhe Valbones, qe eshte “finalja” e grupit A te kategorise se dyte, po sot do te zhvillohet edhe finalja e grupit A, ajo ne mes Pogradecit te drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj dhe Laberise.

Kjo perballje po ashtu do te startoje ne oren 16:00 dhe do te luhet ne stadiumin e Rrogozhines ku te dy ekipet do te tentojne fitoren, per te shkuar me pas ne perballjen e fundit me skuadren e vendit te 10-te te kategorise se pare.

Ne prag te kesaj ndeshje, ka folur per mediat edhe trajneri Samuel Nikaj qe eshte shprehur: “Une e kam thene gjithmone qe Laberia eshte vete Flamurtari. Njihet historia e shkolles vlonjate te futbollit dhe prandaj duhet ta vleresojme kete gje ne prag te kesaj perballje.

Keto jane ndeshje finale dhe sigurisht qe nuk mund te anashkalosh asnje detaj. Di te them se Pogradeci ka bere nje sezon perfekt dhe duhet ta kurorezojme me sukses. Kuptohet qe ne ndeshjen e sotme ndaj Laberise nuk ka teste.

Formacionin e kam gati sepse ne ndeshjet e fundit kam bere edhe rotacion te lojtareve dhe tashme na mbetet vetem te futemi ne fushe dhe te synojme ta kalojme me sukses edhe kete sfide”.