Ish-zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Samuel Nikaj, u ka bërë një përmbledhje 8 javëve të para të Vllaznisë. Në intervistën për “Panorama Sport”, ai theksoi se ekipi ka pasur oshilacione, por sipas tij, lojtarët që janë në skuadër janë të aftë për të çuar skuadrën në katër më të mirat.
Ndërsa është i mendimit që nëse kërkohet titulli, drejtuesit duhet të bëjnë minimalisht edhe dy afrime në skuadër.
Si e shihni Vllazninë e këtyre javëve?
Me ato ndeshje që kam pasur rastin të shoh, kam vërejtur se ekipi ka pasur momente shumë të mira dhe ka pasur momente që diçka nuk shkonte. Pra, kam vërejtur shumë oshilacione.
Nëntë pikë në 8 takime, shifra që flasin në disfavor?
Numrat nuk i shkojnë për shtat emrit të Vllaznisë. Kuqeblutë kanë staf shumë të mirë. Ekipi në letër më pëlqen, pavarësisht luhatjeve të këtyre ndeshjeve të para.
Sipas jush, çfarë nuk shkon?
Unë jam larg. Duhet të jesh afër ekipit për të dhënë konkluzione. Megjithatë, mendimi im është që kemi ekip shumë më të mirë sesa pozicioni aktual që kemi në renditje. Duhet të jemi më lart.
Mos ndoshta gabimet janë që në merkato?
Merkatoja 100% nuk del e sigurt kurrë. Ka lojtarë që nuk e kanë justifikuar fanellën, por shkaqet janë nga më të ndryshmet që ndikojnë në performancën e një futbollisti.
Sa ndikojnë dëmtimet?
Dëmtimet janë një problem. Ka dëmtime mekanike dhe fiziologjike. Në qoftë se janë mekanike s’kanë faj stafi e drejtuesit e stafit mjekësor. Në qoftë se janë fiziologjike atëherë duhet parë çfarë nuk shkon.
Ju jeni gjithmonë pro të rinjve, a mendoni se duhet besuar më shumë tek ata?
Mua personalisht skuadra mëpëlqen. Të kesh një portier si Qarri, qendërmbrojtës si Juriç e Stojanoviç apo Spahija e Pusi, në krah Hakajn e Smajlin, mesfushorë si Krymi, Alivoda eBoshnjaku, sulmues si Bala,Mala e Gruda dhe disa të rinjtë talentuar si Dodaj, Zaganjori, Cungu dhe Delaj, besoj se e ardhmja do të jetë shumë e mirë.
Si e shikoni të ardhmen e kësaj skuadre?
Jam optimist tek arritja e objektivave.
A mendoni që Vllazniamund të jetë në 4 më tëmirat?
Për 4 vendet e para mjafton skuadra aktuale. Ndërsa përtë dalë kampion duhen edh e2 apo 3 lojtarë të tjerë, që bëjnë diferencën me lojtarët aktualë.