Matjanët kanë marrë një fitore me rëndësi, në luftën e tyre për mbijetësë. Fitorja ndaj pretendentëve ndaj Bylisit, i jep qetësinë momentale formacionit të Himës. Në prononcimin e dhënë për gazetën “Skodra Sport”, sekretari i klubit matjan, Marjan Lleshaj vlerëson me nota pozitve lojën e skuadrës së tij.

“Ndeshja ndaj Bylsit pretendent dhe për vetë kualitetet që ka në skuadër ishte një ndeshje e vështirë. Kishte luftë të fortë sportive. Loja kolektive dhe besimi që kishin futbollstët ishin elementët më të rëmdësishëm që na udhëhoqën deri në përfundim të ndeshjes”- shprehet për Shkodra Sport, sekretari matjan, që është dhe në cilësinë e admnistratorit të klubit. Sekretari matjan, pohon se fitorja ndaj Bylisit jep qetësinë e momentit, por të tjera duele të rëndësishme e presin në vazhdim.


Si e vlerësoni fitoren e skuadrës tuaj në ndeshjen ndaj ballshiotëve?

Cdo fitore ka rëndësinë dhe peshën e sajë specifike. Përballë kishim kundërshtarë cilësorë që me të drejtë konsiderohen pretendentë për të qenë sezonin e ardhëshëm pjesë e elitës së futbollit. Ndeshjet e kësaj faze duhen të menaxhohen kujdes se një hap fals të kushton shtrenjtë. Fitoren ndaj Bylisit e konsideroj ftore me zemër. Skuadra zhvilloi një nga ndeshjet më të mira e kur ajo arrihet ndaj një kundërshtari të fortë, fitorja merr vlera. Një falenderim maksimal dhe tifozërisë sonë që vazhdon të na mbështesë, duke bërë burim frymëzimi në arritjet e rezultateve pozitive.


Cilat ishin elementët që u bazua loja e skuadrës tuaj?

Skuadra në ndeshjen e fundit ishte disiplina taktike. Zbatimi me përpikmëri i detyrave të dhëna nga stafi drejtues e bëri lojën e skuadrës më të sigurtë. Kishim gjatë gjithë javës që puna jonë u përqëndrua në këë drejtim. Përvec se kaq, loja e fortë në mbrotje, sigurisht pa harruar dhe detyrat e tjera na cuan te fitorja aq shumë e rëndësishme.

Mendoni se sulmi ka nisur te funksionojë?

Në ndeshjet e kaluara skuadra ka vuajtur në finalizim dhe ky tregues ka ardhur duke u përmisuar. Mos harrojmë se në këtë fazë, skuadra me anë të Farrukut ka shënuar dy gola me peshë jo vetëm e cliron skuadrën psikologjikisht por na ka dhënë gjashtë pikë, një nga të cilat në transfertën e vështirë të Vlorës. Ende duhet punë që të arrihet në parametrtat maksimal.


Këtë fundjavë përballë do të keni Luzin, kundështar i cil ju ka shkaktuar dy humbje….

Ashtu si cdo ndeshje dhe kjo me Luzin do të ketë vlerësmin maksimal. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, aq më tepër se kjo fazë, kur llogaritë bëhen me laps në dorë. Pavarësisht pozicionit ku ndodhet është një skuadër që i ka hap punë disa skuadrave dhe meriton vlerësimin maksimal.


Mendoni se me këtë fitore, skuadra e ka përmbushur objektivin e largimit nga zona e ftohtë?

Asgjë nuk ka përfunduar. Ne kemi fituar një betejë, por lufta vazhdon. Ende janë dhe disa javë në dispozicion. Ndaj cdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht. Fitorja e arritur ndaj Bylist të na shërbejë psiklogjikisht për të përballuar me dinjitet ndehjet në vazhdim. Jam optimist se skuadra do ta përballojë me sukses ndeshjet në vazhdim.
Nderim GOCI