Pas nje kohe te gjate, sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj eshte rikthyer te luaje per Vllaznine. E ka bere kete gje ne ndeshjen e djeshme ndaj Laberise, e vlefshme per Kupen e Shqiperise.

Ai e nisi si titullar dhe luajti per rreth 70 minuta dhe madje ne nje moment edhe iu ofrua golit, por gjuajtja e tij me koke, perfundoi ne shtylle duke mos perfunduar dot ne rrjete.

Hoxhaj duket i lumtur per kete gje dhe kete e ka treguar me nje status te publikuar ne rrjetet sociale ku ka hedhur nje foto te ekipit te djeshem dhe ne te shkruante: “I lumtur qe rikthehem te luaj”.

Vllaznia ne fakt ka nevoje per aftesite e ketij sulmuesi i cili ishte golashenuesi me i mire i saj ne sezonin e kaluar. Por sivjet e ka nisur jo mire si rrjedhoje e disa demtimeve qe e kane shqetesuar qe nga miqesoret e prag-sezonit.

Tashme ai ka nisur te luaje dhe do te jete nje element me shume ne dispozicion te trajnerit Brdariç, mbase duke filluar nga ndeshja e se henes me Dinamon./SHKODRA-SPORT.COM/

https://www.instagram.com/p/CU-c9XsMgVqnpb0V4AZB0tSTTsoUa2h16kFBVg0/