Opinion nga Alban NEZIRI*

Mënyra sesi janë bërë seleksionimet e fundit nga stafi i trajnerëve të ekipeve kombëtare, ka bërë që të jemi te pakenaqur. Ndalem kryesisht tek seleksonimi i lojtareve tane.

Ne kemi ekipin U-17 kampion 4 vite rresht dhe pas seleksionimeve që janë bërë, na kane marre vetem nje lojtare e ku nga Lezha kane marre 3 lojtare, pikërisht nga ekipet qe jane nje kategori me poshte. Kjo është e palogjikshme dhe natyrisht që na ka shqetësua jo pak sepse siç dihet ëndërra e çdo futbollisti është ekipi kombëtar. Por, nuk mund te behen perzgjedhje vetem me 30 ndeshje nder vehte ku koha eshte shume e shkurtër e me duket e pakuptimte fare. Une i kam ftuar ne emer te klubit Vllaznia të dy tranieret e kombëtareve të moshave, Mustedanagiç dhe Lalën qe te vijne te shohin ndeshjet e rendesishme te kampionatit ne Shkoder por asnjehete muk kane ardhur.Nga pervoja ime si trajner i kombëtares, kam ndjekur model tjeter ku kam qenë prezent ne çdo ndeshje kampionati te futsal dhe kam ndjekur 2 here ne muaj ne Kosove per te qene me prezent qe te shikoj formen e lojtareve e te krijoj bindjën time për çdo lojtar.Kete e kam bere me shpenzimet e mia ku kam udhetuar edhe ne Itali, Zvicer e Belgjike e kurse keta trajnerat tani i kane te gjitha te paguara shpenzimet nga federata dhe sërish nuk lëvizin por duan gjoja t’i përzgjedhin futbollistët me një seleksionim të tillë.
Kjo besoj se do ishte zgjidhja me mire per perzgjedhjen e lojtareve. Duhet te hedhin syte nga Shqiperia me shume se ka lojtare te mire shume si tek Vllaznia, Shkendia, Teuta e Flamurtari. Me vjen keq që nje lojtare si Krymi qe eshte lojtari baze i Vllaznise nuk thirret dhe me e keqja, trajneri nuk e njeh fare. Kjo eshte absurde. Ne jemi Shkodra, jemi Vllaznia e nuk kemi faj ne qe ky qytet eshte djepi i futbollit. Ato duhet te na shikojne ne si pasuri kombetare e jo me xhelozi se kemi qene jemi e do te jemi me te miret. Jemi i vetmi ekip shqiptare qe jemi 100% lojtare shkodrane qe kane dale nga Akademia Vllaznia
e sot kemi 9 lojtare ne ekipin e pare nen moshen 19 vjeç. Eshte unike per futbollin shqiptar. Nuk mund te vazhdohet me keshtu ne kete menyre eshte shume e keqe për ecurine e futbollit tonë. Duhet te pyeten drejtuesit e klubeve dhe trajneret me shume per keto lojtare. Duhet nje bashkëpunim më i madh me klubet, te bashkëpunojne trajnerët e kombëtareve me drejtuesit e akademise sepse ne i kemi per çdo dite ne stervitje. Per shembull lojtarë si Sherri edhe Fangaj qe kane luajtur 100% te ndeshjeve te U-19 te mos kalojne proven! Kjo nuk shkon. Sherri eshte portieri 2 i Vllaznise e ato nuk e grumbullojne fare. Jemi shume te zhgenjyer si staf i akademise
Duhet te ndjekin ndeshjet e kampionarit e te bejnë 1 here ne muaj 3-4 dite me sistem grumbullimi ne durres E jo nje hete ne vit sa me lare gojen se kjo nuk i sherben askujt. Nuk do te thote qe ke qene lojtare i madh e te behesh tranier i madh. Menyra e perzgjedhjes nuk behet vetem me loje por me teste fizike e teknike.
*Autor është përgjegjës teknik pranë Akademisë Vllaznia