HomeKRYESORESërish në formacionin e javës, sulmuesi shkodran shkëlqen në Azerbajxhan

Sërish në formacionin e javës, sulmuesi shkodran shkëlqen në Azerbajxhan

Belajdi Pusi po vijon me formën fantastike në Azerbajxhan. Sulmuesi shkodran ka gjetur sërish ditën e djeshme rrjetën, në javën e 6-të të futbollit azer. Në barazimin 2-2 që skuadra e tij, Turan mori përballë Gabalas, ish-lojtari i Vllaznisë shënoi për shifrat provizore 2-0.

Por në fund goli i tij i shërbeu skuadrës së Turan vetëm për të marrë 1 pikë. Ky ishte goli i tretë i 25-vjeçarit në këtë kampionat. Duke qenë kështu jo vetëm golashënuesi i ekipit, por edhe një prej shënuesve më të mirë të kampionatit.

Forma e mirë e Pusit patjetër që është vlerësuar në Azerbajxhan. Ai është përfshirë në formacionin më të mirë të raundit të 6-të në nivelin më të lartë të futbollit azer. Kjo është hera e dytë këtë sezon që numëri 9-të është përfshirë në formacionin e javës.

Duke treguar kështu vlerat e tij reale dhe ku me një formë të tillë patjetër që oferta nga ekipe më të mëdha do trokasin së shpejti për Pusin.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments