Rey Manaj ka shkruar një mesazh të rëndësishem duke u bërë thirrje tifozëve të Sivasspor që të jenë prezent në stadium, në derbin që do të luajnë përballë Kayserispor. Sfida e vlefshme për javën e fundit të Superligës turke do të zhvillohet më 25 maj, duke nisur nga ora 18:00.

“Përshëndetje të dashur! Unë ju dua shumë dhe e di që keni sakrifikuar. Por ju pres edhe për ndeshjen e fundit të seszonit. E di shumë mirë rëndësinë e ndeshjes derbi, dhe do të fitojmë këtë sfidë të fundit me mbështetjen tuaj. Eja, shihemi në stadium”, është thirrja e Rey Manajt për tifozët e Sivasspor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar në sezon fantastik në Turqi me Sivasspor. 27-vjeçari ka arritur të shënojë 22 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë. Këto statistika kanë bërë që Manaj të ketë shumë oferta, dhe pikërisht ndeshja e së shtunës mund të jetë e fundit që lushnjari luan me fanellën e Sivasspor.

Gjithashtu, Manaj është në pritje të një ftese nga Sylvinho për ta grumbulluar në ekipin që do të udhëtojë drejt Gjermanisë për EURO 2024.