HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShehi: Fitore e lehtë ndaj Kastriotit? Llogaritëm energjitë për rezultatin që kërkonim

Shehi: Fitore e lehtë ndaj Kastriotit? Llogaritëm energjitë për rezultatin që kërkonim

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas fitores 4-1 përballë Kastriotit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

“Më kënaq rezultati. Kupa ka një specifikë të veçantë, sepse me pak ndeshje arrin te trofeu. U munduam që të ruajmë energji për derbin. Rezultati na jep kënaqësi për vazhdimësinë.

Ndeshja na shërbeu edhe për anën psikologjike të lojtarëve. Është diçka e mirë që sulmuesit shënuan, provuam edhe disa alternativa të tjera, që dhanë ndjesi pozitive.

Oshilacionet janë evidente për të gjitha skuadrat, pasi këtë vit kampionati është shumë i fortë dhe të gjitha skuadrat janë pranë njëra-tjetrës.

Veçanërisht në fazën mbrojtëse të gjitha skuadrat janë të forta. Mendoj që Kupa ndryshon nga kampionati. Lodhja bën të vetën dhe theksoj që ndryshon kupa nga kampionati”, ka thënë Shehi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments