Kater dite me pare Vllaznia U19 e mundi Shenkollin 4-0 dhe u kualifikua per ne finale te Kupes se Shqiperise, por sot ka ndodhur ndryshe. Ne ndeshjen e rradhes per kampionat ne mes ketyre dy ekipeve, ka fituar kete here ekipi i Shenkollit.

Ka ndodhur keshtu ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne fushen e ketij te fundit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Haris Lika ka fituar me rezultatin 2-1 dhe me kete trepikesh, i ka marre Vllaznise vendin e pare ne renditje.

Duhet thene se ka qene nje takim me shume rivalitet dhe te tre golat jane shenuar ne pjesen e dyte. Fillimisht ka qene Vllaznia U19 qe ka arritur te kaloje ne avantazh me ane te futbollistit Gledian Pusi ne minuten e 73-te.

U duk se me kete gol, ekipi shkodran do ta fitonte kete ndeshje por nuk kane qene te ketij vendimi vendasit. Ata kane arritur te barazojne me ane te futbollistit Daija ne minuten e 89-te nderkohe qe ne ’93 do te shenonin edhe golin e avantazhit me autor Metaliajn.

Perfundimisht 2-1 per Shenkollit U19 qe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 26 pike dhe kryeson renditjen, nderkohe qe Vllaznia ka zbritur ne vendin e dyte me nje pike me pak.

Por fitorja me 19 vjeçaret nuk ka qene e vetmja per Akademine e Shenkollit sepse edhe me 17 vjeçaret ka fituar ndaj Vllaznise, madje kete here me shifrat 3-1.

Lekaj ka shenuar dy here shpejt per vendasit e me pas ka ngushtuar shifrat Dodaj per Vllaznine. Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-1 per Shenkollin U17 qe ne pjesen e dyte ka shenuar edhe nje gol tjeter me autor Jakun dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te mbyllej me rezultatin 3-1.

Me kete fitore, Shenkolli U17 eshte ngjitur ne kuoten e 26 pikeve dhe kryeson renditjen nderkohe qe Vllaznia ka mbetur ne kuoten e 10 pikeve dhe mban vendin e shtate ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/