...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShënoi golin e fitores ndaj Kukësit, heroi Çoba: Jam gati për të...

Shënoi golin e fitores ndaj Kukësit, heroi Çoba: Jam gati për të luajtur titullar! Plori ka gjithmonë besim tek unë, por…

Mehdi Çoba ishte heroi i Vllaznisë, në duelin ndaj Kukësit. Sulmuesi shkodran u fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores në minutën e 95-së. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, pas sfidës, 22-vjeçari u shpreh:

“Rëndësia e golit dihet. Jam i kënaqur që ndihmova ekipin dhe shpresoj të vazhdojmë me fitore të tjera. Ai gjithmonë ka besim tek unë, pavarësisht se janë mundësitë e vogla. Unë besova te goli, e prita golin dhe shyqyr erdhi.

Çdo gol na gëzon, ky gol është shpresë për ne, shpresoj të arrijmë objektivin. Unë stërvitem çdo ditë, e pres rastin për të luajtur titullar, besoj jam gati që të luaj edhe titullar.

Janë zgjedhjet e trajnerit, unë nuk mund të flas. Gjithmonë kur të më jepet rasti kam për të dhënë më të mirën time”, u shpreh Çoba.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.