Bekim Balaj me ne fund rigjeti golin e tij te pare pas rikthimit te Vllaznia. E realizoi me 11-metersh megjithate te shumte ndoshta kane qene ata te cilet menduan se sulmuesi kuqeblu edhe mund ta humbte ate, pikerisht per shkak te presionit te madh qe eshte ushtruar kohet e fundit rreth tij e mungeses se golit.

Por vete Balaj ka treguar se nuk ka patur aspak emocione, perkundrazi ka qene i bindur qe perpara ndeshjes se do te shenonte gol ne kete ndeshje. Nje besim qe i ka ardhur prej nje personi te veçante te jetes se tij, te atit.

Abdyli prej disa kohesh ka qene ne Itali dhe eshte rikthyer ditet e fundit ne Shkoder, prandaj dhe per te ka qene ndeshja e pare duke e pare te birin serish ne stadium me fanellen e Vllaznise.

Dhe njeriu qe e ka mbeshtetur shume gjate gjithe karrieres se tij ka qene vertete “bekim” per te birin, i cili me ne fund u lirua duke shenuar golin e pare, qe per fat te keq nuk arriti t’i dhuroje fitoren Vllaznise.

Me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme Balaj tashme do te jete disi me ndryshe dhe nje pike referimi per ekipin e Vllaznise, qe padyshim pret shume prej tij./SHKODRA-SPORT.COM/