Tirana humbi 0-1 nga Teuta në “Selman Stërmasi”. Fundi I ndeshjes ka sjellë konflikt në tribunë, teksa gazetari I Supersport Sokol Xhihani raporton se protagonist kanë qenë disa tifozë ose anëtarë të klubit bardheblu, që janë sharë e më pas konfliktuar me famljarët e portierit Stivi Frashëri që ishte në fushë për Teutën. Kujtojmë se portieri ka qenë një ish-bardheblu.
“Në tribunë ka ndodhur një zënkë pas ndeshjes Tirana 0-1 Teuta. Familjarë të portierit Frashëri janë konfliktuar me tifozë ose pjesëtarë të Tiranës, që rezultojnë emra jo të njohur.
Në përfundim të ndeshjes, tonet e acaruara kanë degraduar në sharrje dhe deri në dhunë fizike. Këto ngacmimet që vijnë në drejtim të familjarëve të lojtarëve nuk janë gjë e mirë.
Nëse ka një zënkë janë dy palë fajtor, gjithçka kaloi pas pak minutash dhe ky incident ishte I pavlerë, teksa në fushë gjithçka ishte fair-play”, tha Sokol Xhihani./newsport/