Sot ne oren 13.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” do te zhvillohet ndeshja e rendesishme e kampionatit te kategorise se pare ajo ne mes “Vllaznia B” dhe “Egnatia” te Rrogozhines. Sigurisht qe tifozet shkodrane te merzitur me rezultatet negative te ekipit te pare nuk e kane shume mendjen tek ky takim, megjithate eshte nje perballje qe ia vlen per ta ndjekur.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja, do te kerkoje patjeter fitoren ne kete takim. Pjese e saj sot do te jene edhe disa futbolliste te cilet nuk kane luajtur dje me ekipin e pare ne Vlore dhe sipas rregullores mund te aktivizohen sot me ekipin e dyte. Kjo padyshim qe do ta beje edhe me te forte ekipin shkodran qe kerkon kesisoj fitoren e katert rradhazi ne kampionat. Nje fitore qe do ta ndihmonte ate shume per te arritur objektivin qe ka per te qene ne mes pese ekipeve me te mira te kampionatit.