Egnatia ka marrë një tjetër fitore që e afron drejt objektivit të saj për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Rrogozhinasit mposhtën pastër në transfertë Lushnjen me rezultatin 0-3 dhe udhëheqin të sigurt klasifikimin në Grupin B. Takimi u bë shumë më i thjeshtë për të besuarit e trajnerit Gugash Magani, që kaluan në avantazh në minutën e dytë me anë të Artur Maganit.

Vendasit nuk ia dolën të reagonin dhe u goditën sërish në pjesën e parë me anë të Teqjes. Në fraksionin e dytë, Lushnja ishte e dorëzuar dhe pësoi edhe golin e tretë Luarentino. Pas këtij trepikëshi, Egnatia ngjitet në kuotën e 22 pikëve duke i lënë pas me gjashtë pikë diferencë ndjekësit më të afërt, ndërsa nga ana tjetër, Lushnja mbetet në vendin e katërt me 13 pikë.

Ndërkohë, takimi i Grupit A mes Besëlidhjes dhe Partizanit B përfundoi me rrjeta të paprekura me rezultatin 0-0. Lezhjanë provuan të shënonin, port ë kuqtë rezistuan dhe tashmë Besëlidhja mbetet në kuotën e 13 pikëve, (shtatë pikë larg kryesuesve të Burrelit e Dinamos) në vendin e katërt. Sakaq, Partizani B mban vendin e parafundit me nëntë pikë. /VipSport/

Ndeshjet, Kategoria e Parë:

Grupi A: Besëlidhja-Partizani B 0-0

Grupi B: Lushnja-Egnatia 0-3