Dueli i dy neteve me pare i boksierit shkodran Senad Gashi ka bërë bujë në Gjermani, por jo për arsyet më të mira.

Takimi që u mbyll me një sherr masiv në ring, pasi Gashi u skualifikua për goditje me kokë ndaj rivalit të tij, Tom Shvarc, është pasqyruar edhe nga revista “Bild”.

“Tërbim në ring në Berlin. Rivalët grushtojnë me njëri-tjetrin pas ndeshjes”, shkruante e përditshmja e njohur gjermane në faqen e saj të internetit, ku tregonte atë që ndodhi në natën e së shtunës.

Megjithatë, pas duelit për titullin ndërkontinental ËBO, kur të gjithë por kritikonin Gashin për sjelljen e tij, e përditshmja gjermane ka intervistuar ish-Kampionin e Botës, Marko Huk, i cili argumentoi se Gashi ishte skualifikuar pa të drejtë.

“Këtu nuk jemi në tenis, por në boks. Gashi është më i shkurtër se Shvarc, i duhet ta shtyjë kundërshtarin.

Duket si goditje me kokë, por nuk është me qëllim. Mendoj se beteja duhej të kishte vazhduar”, tha ai.

Ndërkohë, edhe Shvarc i thuri elozhe boksierit shqiptar për këtë paraqitje. “Senad Gashi dhuroi një duel të madh”, theksoi ai./vipsport/