Partizani shkarkoi gjatë ditës së sotme Dritan Mehmetin, i cili ndodhej në krye të pankinës prej janarit të këtij viti.

Tashmë ka filluar puna për gjetjen e trajnerit pasardhës. Koha nuk premton pasi kampionati nis më 20 gusht dhe skuadra ka nevojë të njohë filozofinë e re.

Burime për Newsport.al tregojnë se përveç Serse Cosmit, kandidat për të marrë drejtimin e “demave” është një maqedonas. Emri nuk bëhet akoma i ditur, pasi klubi i kuq përveç këtyre dy alternativa, po mendon për të tjerë nga tregu i huaj.

Drejtuesit e kuq kanë për detyrë të veprojnë sa më shpejt, pas një shkarkimi në mënyrë të papritur. Kujtojmë humbjen në miqësore më 7 gusht kundër Bylisit(0-3), që solli më pas vendimin drastik për të ndërprerë bashkëpunimin me Mehmetin.