Dilivio Hoffman nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit.

Lojtari i formuar te Twente ka zgjedhur që të luajë në mënyrë të gabuar me Ilir Dajën. Holandezi kishte shkuar në vendlindje pa marrë aprovimin e trajnerit shqiptar.

Një thyerje note në sjellje që i kushtoi shumë Hoffman. Futbollisti e pa veten jashtë skuadrës dhe për këtë arsye, u detyrua që të bënte gati valixhet për t’u rikthyer përfundimisht në vendlindje.

Hoffman kishte ardhur te Ballkani në merkaton e dimrit dhe kjo aventurë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.