HomeKRYESOREShkëmbimi Brozoviç-Kesi, zbulohen detajet e reja! Interi është gati të thotë 'po'...

Shkëmbimi Brozoviç-Kesi, zbulohen detajet e reja! Interi është gati të thotë ‘po’ nëse Barça…

Dukej si një thashethem i merkatos por po kthehet gjithnjë e më shumë në një marrëveshje mëse të realizueshme. Interi dhe Barcelona po diskutojnë, për momentin nëpërmjet palëve të treta, për një shkëmbim të bujshëm mes Marcelo Brozoviç dhe Frank Kesi.

Ish-mesfushori i Milanit nuk ka bindur te katalanasit ku u transferua në verë dhe tani kërkon që të kthehet në një kampionat ku ishte një yll i padiskutueshëm. Me sa duket, ai nuk ka probleme që nga Milani të transferohet te Interi brenda pak muajsh dhe është i hapur ndaj një eksperience të re te rivalët historikë të kuqezinjve.

Edhe Interin e tërheq ideja dhe sipas “La Repubblica”, zikaltrit janë gati të pranojnë idenë e Barceloës për një shkëmbim me Marcelo Brozoviç. Megjithatë, raportohet se ata nuk i shohin futbollistët si të barabartë në vlerë ndaj i kanë kërkuar Barcelonës që të paguajë edhe një shumë parash.

Nuk dihet ende në këtë pikë se cili është vendimi i katalanasve, nëse do të shtyjnë drejt bisedave konkrete për të mbyllur që në janar një marrëveshje të mundshme, apo do të presin verën për të diskutuar me qetësi këtë shkëmbim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments